Për Sport Pro Al
Fillimi i biznesit ka lidhje me shprehjen: “Pa njohur detin, nuk mund të ndërtosh anije”. Tenisi shqiptar është një fushë që e njohim shumë mirë, ndjekim tenisin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha luajmë vetë me pasion që vetëm shtohet çdo ditë.
Të gjithë ju miq që na nderoni me ardhjen tuaj në faqe, fillimisht mund të keni pikëpyetje për profesionalizmin tonë. Ky skepticizëm është me vend, pasi tenisi nuk ka një traditë të madhe në Shqipëri.
Çfarë lidhje ka peshkimi me tenisin?
Një historik i shkurtër
Dikur duhej të gjenim filispanjo (spango) që përdorej për peshkim, që duhej të ishte 1.2-1.4mm (specifikisht) për të lidhur raketën. Dy prej nesh, me biz (hekur me majë) duhet të shtrëngonim fijet e raketës, një e nga një.
Një lojë, qindra mënyra
Një miku ynë (Ari) i lidh raketat me tension 23.5kg për vertikalet dhe 22.7kg për horizontalet. Tani, kohët e fundit, kemi filluar të praktikojmë lidhjen “Hibrid”, kombinim mes dy llojeve të ndryshme fijesh. Këtë lidhje përdor Roger Federer në raketën e tij. Nga dita në ditë tenistët po përpiqen të gjejnë fijen që i përshtatet më tepër lojës së tyre.
- Kontroll apo power?
- Multifilament apo monofilament?
- Natural Gutt apo sintetik?
- Soft apo rough?
Ndoshta këto karakteristika nuk do të thonë gjë për ju, por janë një faktor tepër i rëndësishëm i lojës dhe personalizimit të saj.
Ne mund t’ju rekomandojmë mënyrën se si e lidhin kampionët e mëdhenj të tenisit, por edhe këshillojmë për llojet, firmat, topat, fushat, veshjet, lojën tuaj.
Fatmirësisht kur te Sport Pro-Al flitet si për ndeshjet e ATP, nga turnetë Senior deri te fëmijët e moshave të vogla që luajnë, kuptohet që numri i praktikantëve të të gjitha moshave po shtohet, por edhe i tifozave të tenisit, këtij sporti fantastik.
Numri i tenis-dashësve
Kjo më kujton dhe më bën të ndaj me ju një eksperiencë timen në USA. Isha në San Antonio, Texas për gara noti me kampionin tonë (dhe djalin tonë) Sidni Hoxha, në finalet e NCAA, për të cilat do të tregojme një herë tjetër.
Shkuam në një dyqan tenisi “First Serve” e aty takova zotin Flores, pronarin e biznesit, me të cilin u bëmë shpejt miq, si dhe filluam të talk business. Pasi i thashë që jetoj në kryeqytetin tonë me plot 1 milion banorë, iu duk e pabesueshme se sa i vogël ishte dyqani ynë 50m². Më sugjeroi të merrrja një dyqan më të madh.
Kur më pyeti se sa veta luajnë tenis në Tiranë, me dëshirën të përmirësoja pak numrat, i thashë 500 vetë.
Menjëherë zoti Flores më tha: Mbylle dyqanin!
Ne ju shërbejmë plot me kënaqësi, edhe pse shifrat nuk janë aq bombastike. Ju shërbejmë me raketat, por jo vetëm. Në aspektin tjetër të dyqanit tonë, atë të notit, ju shërbejmë me kostumet, por jo vetëm.
Po, kemi sport equipments më të reja dhe më profesionale, por ju ofrojmë dhe ekspertizën tonë për çdo kërkesë apo pyetje rreth sportit.
Motoja jonë është: “Besoni në profesionistë“. Për ne, nuk është një cliché, por fjali që karakterizon çdo ditë pune tonën, çdo ditë që përpiqemi t’ju sjellim më të mirën.
Me pak nostalgji për spangon, por me shpresë dhe zell për të ardhmen, që një ditë të shohim aq lojtarë tenisi sa sheh zoti Flores në San Antonio.
Apo aq notarë sa mund të shohë një person me dyqan për notin në US 🙂 Motoja jonë tjetër, kjo e huazuar, është: “Today is another change to get better“. Mos hezitoni të vini e të kërkoni edhe diçka të çuditshme, për të përmirësuar lojën apo stilin e notimit, për një shans to get better. Ne ju mirëpresim!
Falemnderit!
– Sport Pro Al team
0 Comments